Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tubim paqësor për vrasjen e Klajdit, Këshilltarja Ligjore: Shqiptarët po kontribuojnë për kthimin e trupit

11:51 / August 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 128
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltarja Ligjore, Lindita Elezi një shtetase italiane me origjinë shqiptare, tha se në Itali do të mbahet një manifestim paqësor ku do të kërkojnë drejtësi për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Itali Klajdi Bitri. Elezi tha po mbledhin të ardhura për të sjellë trupin e 23-vjeçarit në Shqipëri, që të prehet në Lushnjë ku edhe jetojnë prindërit.

“Komuniteti italian është vënë në gatishmëri që të ndihmojë familjen, që sa më parë kufoma të kthehet në Shqipëri. Kufoma sot do të bëjë autopsinë. Janë edhe prokurorët që po punojnë. Nesër mbase lirojnë kufomën dhe mund të niset nesër në Shqipëri. Do të bëjmë një manifestim që të kërkojmë drejtësi për Klajdin në mënyrë paqësore”,-tha Elezi.

Raportohet se ai ishte integruar më së miri me jetën dhe banorët e Ancona-s. I riu me origjinë shqiptare u vra në mënyrën më mizore teksa u përpoq të mbronte mikun e tij italian, me shtizë peshkimi në gjoks nga 27-vjeçari algjerian. Ky i fundit tashmë ndodhet në burg i akuzuar për vrasje me dashje.

Vëllai i Klajdi Bitrit, tha për mediat italiane, se 23-vjeçari ishte si një baba për të. Xhuliano Bitri, 18 vjeç kërkon që të rikthejë në Shqipëri trupin e pajetë të vëllait. “Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht. Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”,-rrëfen ai.

Klajdi Bitri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.