Këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur ndryshe si Tuna ka vendosur të publikojë pas ardhjes në jetë të djalit të dytë, Zen çdo gjë që ka ndodhur gjatë shtatëzanisë së saj.
Këngëtarja e cila u bë nënë vetëm pak ditë më parë, që nga ajo ditë nuk ka rreshtur së ndarë me ndjekësit pamje nga koha ku në fshehtësi të plotë ka shijuar shtatëzaninë.

Krahas fotove ku Tuna shfaqet me barkun e rrumbullakosur, këngëtarja ka shkruar:
“Kur ju nuk dinit asgjë”.
Në foto, Tuna shfaqet me flokë shumë të gjata, e ngjashme me personazhet e përrallave e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë bezhe të carë nga njëra anë.
Kujtojmë që ajo vetëm pak ditë më parë zbuloi dhe pamje nga festa kur zbuloi gjininë e fëmijës. Në video shihet gjithashtu dhe Tiani duke pritur me padurim gjininë e bebushit që u zbulua nëpërmjet një avioni në qiell.
Por ajo që vihej re si në festën e zbulimit të gjinisë, edhe në këtë set fotografik është mungesa e Patrisit, gjë që tregoi se çifti mund mos të jetë me bashkë.
