Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tunel kanabisi në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona. Mes tyre dy punonjës të OSHEE-së

09:18 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1679040125 finalprojekt.00041314.Still021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u arrestuan pasi akuzohen se kishin krijuar një ambient për kultivimin e kanabisit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tuneli”.

Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit”, tha policia.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjësve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjës të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.