Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit, rruga do të jetë me pagesë

17:51 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llogara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur që të ndërtojë tunelin e Llogarasë me paratë e buxhetit të shtetit.

Burime zyrtare kanë konfirmuar se projektohet që në fund të këtij viti të nisë ndërtimi i tunelit, vepër e cila do të rrisë zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit të jugut.

Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një fond prej 7.5 milionë dollarësh hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel.

Kalimi i mjeteve të transportit rrugor në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, por tarifa dhe kostoja e projektit ende nuk është përllogaritur.

Qeveria do të vendosë të çelë fondin për financimin e ndërtimit të tunelit në rishikimin e buxhetit në fund të muajit Qershor.

Projekti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë i bashkangjitet edhe një tjetër vepre infrastrukturore në zonën e jugut, segmentit Dukat – Orikum e cila lidh tunelin në pjesën e fshatit Dukat dhe afron Vlorën me zonën bregdetare të Himarës me 30 minuta.

Njëkohësisht me investimet në rrugë, qeveria parashikon edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit u hap në dhjetor të vitit të shkuar por u pezullua për shkak të situatës së krijuar të Covid-19.

Pritet që në fund të këtij muaji Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të rihapë garën për ndërtimin e kësaj vepre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.