Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Turistët e huaj i tërheq edhe realizimi socialist në Shqipëri: Kemi kuriozitet për historinë tuaj

17:30 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
truzimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muajt e verës që ofrojnë diellin dhe detin janë pika e fortë e turizmit në Shqipëri. Po mesa duket historia dhe kultura e vendit tonë janë po aq tërheqëse për turistët e huaj, duke i kthyer qytetet shqiptare në destinacine gjatë gjithë vitit.

30 vite me parë ky grup turistësh nga Italia do të përbënte një ngjarje të pazakontë për shqiptarët e izoluar nga diktatura. 30 vite më vonë është periudha e realizimit socialist që ngjall kureshtjen e turistëve të huaj.

“Jam nga Como, Itali. Erdhëm në Shqipëri sepse kemi kuriozitet për historinë tuaj, çfarë ka ndryshuar këtu. Bunkeri për shembull për ne është një gjë shumë e çuditshme. Por jemi të kënaqur sepse duke mësuar për të shkuarën, mund të kuptojmë të ardhmen”.

Nostalgjia e së kaluarës ka sjellë në Shqipëri edhe këtë grup nga Kina. Ata thonë se shqiptarët vazhdojnë të mbeten për ta “populli mik”.

“Për ne në Kinë ka qenë dikur ëndërr të vizitonim vëllezërit tanë në Shqipëri. Mendoj që Tirana dhe Shqipëria ka ndryshuar shumë që nga ndryshimi i sistemit politik, por ne mund te vazhdojmë t’i ruajmë marrëdhëniet vëllazërore”.

Martini dhe Korelia vijnë nga Gjermania. Përtej së kaluarës, ata mendojnë së Shqipëria ofron terren për aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

“Dje kemi qenë në Durrës, na pëlqeu, ndërsa sot po vizitojmë Tiranën. Na pëlqen shumë stili mesdhetar, veçanërisht arkitektura”.

“Jam e surprizuar sesa shumë kafene ka në Shqipëri. Njerëzit janë të dashur dhe miqësor me të huajt. Ne ndjehemi mire dhe të sigurt këtu”.

“Pavarësisht protestave që ne nuk i kuptojmë shumë, por prap nuk u ndjejmë veten të pasigurt”.

“Do të kthehemi serish në Shqipëri. Kemi parë që Tirana rrethohet nga male të bukura, ndaj do të provojmë ecjen dhe ngjitjen në mal”.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2018 rreth 5.6 milionë shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë për qëllime pushimi nga më shumë se 4.6 milionë turistë që erdhën më 2017.

/Klan/

realizmi socialist Shqiperi turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.