Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turisti çek zbulon predhat në plazhin e Sarandës, vetëm 20 metra pranë bregut: U trondita! Mu dukën si shishe…

15:47 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PREDHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetëra predha mortajash vetëm 20 metra larg bregut. David ishte në kërkim të një plazhi të qetë me pak njerëz dhe u zhyt nën ujë duke filmuar dhe aty gjeti municionet e rrezikshme

“Po kërkonim plazhe pa njerëz (duke treguar me gisht nga sipër).Kur i gjetëm për herë të parë ishim duke notuar 20 metra larg bregut. në 4 metra thellësi janë rreth 30-40 predha. U trondita. Mu dukën si shishe, bëra video dhe kur i pashë në breg u binda që janë bomba. Janë mjaft afër bregut. Duhet bërë diçka”, tha David.

David dha menjëherë sinjalin për turistët e tjerë çekë dhe polakë që janë në Shqipëri. Ata kanë krijuar një grup në facebook dhe ndajnë eksperiencat e tyre kur udhëtojnë apo vizitojnë vendet më të pazakonta për turistët e tjerë. David lajmëroi edhe policinë që ditën e diel, por në zonën ku ndodhen predhat e rrezikshme nuk ka asnjë sinjalizim. Për më tepër aty vijojnë të bëjnë plazh turistë të tjerë. Ne gjetëm Danielën e cila ka ardhur nga Serbia, edhe ajo i zbuloi predhat.

“I pashë këtu dhe ishte cekët. Disa fëmijë erdhën dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Jemi të shokuar. Unë jam për herë të parë në Shqipëri. Por kjo është një gjë shumë e keqe për turizmin. Njerëzit u trembën. I bëj thirrje policisë dhe qeverisë të bëjnë diçka. T’i nxjerrin këto bomba nga deti ose të venë dhe tabela. Është e rrezikshme per turistet. Nuk është normale. Është për luftë jo për turizëm. Kam 10 dite këtu, dua të vi prape por kam frikë. Nëse është çdo plazh si ky nuk ka siguri”, tha ai.

Ushtarakë që kanë parë videot e filmuara nën ujë nga turisti cek thonë se municionet janë të reja dhe jo të luftës së dytë botërore. Ajo mund të jenë marrë nga ndonjë nga reparet ushtarake në zonë gjatë vitit 1997 dhe janë hedhur më pas në det. Fare pranë vendit në fakt ka qenë një repart ushtarak i marinës./TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.