Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Turistja britanike denoncon shqiptarin për përdhunim në plazh

14:45 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjyra plazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një turiste britanike ka akuzuar një shqiptar se ky i fundit e përdhunoi teksa notonin dhe u përpoq ta përsëriste veprimin edhe në hotel.

Sipas mediave të huaja, turistja 20-vjeçare ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa ajo dhe 23-vjeçari notonin në plazhin Glystra, në bregun lindor të Rodosit.

E reja tha se shqiptari e çoi në dhomën e saj të hotelit ku e sulmoi dhe u përpoq ta përdhunonte për herë të dytë. Turistja deklaroi se ishin njohur dy javë më parë dhe kishin shkëmbyer mesazhe në WhatsApp derisa vendosën javën e shkuar që të takoheshin nga afër.

Shqiptari është shprehur para autoriteteve se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me miratimin e të dy palëve përpara se të hanin dhe të shkonin në dhomë për të vazhduar sërish.

20-vjeçarja tha se janë takuar në dhomën e saj të hotelit pasditen e 3 Qershorit dhe vendosën të merrnin motorin e vëllait të saj për të shkuar në plazh që të notonin. Sipas saj, shqiptari e sulmoi ndërsa ishin në det dhe e përdhunoi.

Më pas ajo shkoi drejt bregut, u vesh dhe iu lut atij që ta kthente në hotel. Kur mbërritën aty, 23-vjeçari e ndoqi deri tek dhoma e saj, e sulmoi dhe tentoi ta përdhunonte sërish. Këtë herë, ajo mundi ta shtynte dhe ta detyronte të largohej, ka deklaruar turistja.

Ajo është larguar më pas nga hoteli dhe ka denoncuar ngjarjen në polici.

Kjo e fundit nisi një operacion kërkimi ndaj shqiptarit i cili u arrestua pak orë më vonë. Aktualisht 23-vjeçari përballet me akuzën e përdhunimit, e cila mund ta dënojë me 10 vjet burg.

Ai është lënë i lirë por nuk mund të largohet nga shteti grek. Hetimi është ende në vijim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.