Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Turqi/ Nisin aplikimet për dokumente biometrike në konsullatën e Stambollit

12:57 / January 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
138606739 2930402837204813 7040726723650723323 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rustem Murrja është shqiptari i parë në Turqi, i cili ka aplikuar për dokumente biometrike në Konsullatën shqiptare në Stamboll, një nga gjashtë zyrat e reja që janë hapur në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

“Për herë parë në 30 vite nga emigrantë ndjehemi qytetarë”, është shprehur Murrja.

Konsullja e Përgjithshme në Stamboll, Blerta Kazdadej tha se fillimi i shërbimit për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për shqiptarët rezidentë në Turqi ky është një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve.

Në ditën e parë të procesit të aplikimit ishin të pranishëm Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT Jean- Alain JOUAN.

“I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme në portal”, shprehet konsullja.

Në nëntor të vitit të shkuar Ministria e Brendshme e Shqipërisë bëri të ditur se hapen gjashtë zyra të reja për aplikimin e dokumenteve biometrike jashtë vendit, duke e çuar në total në mbarë botën në 14 të tilla.

Zyrat e reja të aplikimit hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.