Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti i fortë i të premtes në mbrëmje në Turqi. 5 persona janë nxjerre të gjallë nga rrënojat deri më tani.
Rasti më i veçantë ka qënë ai i një gruajë shtatzënë e cila qëndroi për gati 12 orë nën beton e rrënoja, për tu nxjerrë nga ekipet e kërkim shpëtimit, mëngjesin e kësaj të shtune.
Megjithatë autoritetet turke vijojnë kërkimet me forca të shumta pasi janë të paktën 30 persona që deri tani rezultojnë të zhdukur.
Tërmeti i së premtes ishte me magnitudë 6.8 shkalla rihter dhe goditi disa qytete të provincës lindore Elazig.
Qindra banesa janë rrëzuar si pasojë e lëkundjeve tepër të forta.
