Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turqia ndërton lagje të re në Laç, Rama: Simbol i duarve të shtrënguara të solidaritetit

12:29 / December 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga i ashtuquajturi, kantier i rilindjes së Laçit, një bashkëpunim ky i qeverisë shqiptare me atë turke, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se një transformim rrënjësor e pret qytetin e vogël.

Rama bëri me dije se zona e parë e lagjes së re, e cila financohet nga qeveria turke do të përfshijë 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare dhe njësi shërbimi e infrastrukturë. Ndërkohë zona e dytë mundësohet nga qeveria shqiptare.

Po kështu kryeministri u shpreh  se do të ndërtohet një godinë e re e bashkisë, disa shkolla si dhe një spital i ri.

“Për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re, e cila është e ndarë në dy zona, zona më e madhe po ndërtohet nga themelet falë kësaj mbështetjeje dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohet nga qeveria e Shqipërisë. Një lagje simbole e duarve të shtrënguara të solidaritetit, e cila do të jetë këtu për kohë që vijën si dëshmi e kësaj marrëdhënieje të veçantë ms dy vendeve, dy qeverive. Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para por angazhuan menjëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shoh nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin me të cilin djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik me një event të madh në të cilën ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e  500 apartamenteve dhe së bashku me një mik të mirë, ministrin turk kemi filluar punën mbështetur te eksperienca e madhe e agjencisë turke. Është një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin, një projekt që vjen me parametra urbanë miqësorë me territorin dhe projekt që merr në konsideratë elementë tradicionale të përkthyer në arkitekturë bashkëkohore. Ndërkohë kemi vijuar punën për rrjetin e shkollave, të cilat do të rilindin nga fillimi sepse të vjetrat praktikisht nuk ekzistojnë më, janë në proces nisjeje 9 objekte të tjera arsimore. Nis puna për banesat individuale dhe është në proces edhe puna për përforcimet e 170 pallateve për 1500 familje me grantet sipas nivele të dëmeve të dhëna nga qeveria shqiptare. Do kemi një qendër të re, do ndërtohet godina e re e bashkisë, një tjetër shkollë e re këtu pranë, do ndërtohet spitali i ri, ku puna tanimë është në proces dhe do të kemi një pamje krejt të re. Me krytarin e bashkisë po punojmë edhe për transformimin e rrugës drejt kishës, që me siguri i shërben rritjes së mëtejshme të këtij qyteti për të mirëpritur njerëzit e shumtë”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.