Kanë nisur sulmet e ushtrisë turke në veri të Sirisë, në një kohë që mediat në vend transmetojnë pamje të asaj që po ndodh.
Lajmin për nisjen e sulmeve e konfirmoi vetë presidenti turk Erdogan me një mesazh në profilin e tij Twitter.
Turqia sulmon Sirinë. Lajmi është konfirmuar me një mesazh në Twiter nga presidenti turk Erdoan, i cili shpjegoi se operacioni ushtarak turk kundër militantëve kurdë në veri lindje të vendit ka nisur. Disa shpërthime ndodhën në zonën siriane në kufirin Ras al-Ain. Mediat vendase transmetuan pamje të një reje të madhe tymi në pjesën siriane të kufirit.