Paneli i diskutimit në forumin e “The Economist” u përfshi nga debati për marrëveshjen e detit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis. Kjo e fundit ka firmosur marrëveshjen e detit në 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së opozitës së atëhershme, PS që sot është në pushtet.

Në panel debati u zhvillua mbi ndërhyrjen e Turqisë në atë kohë në parandalimin e kësaj marrëveshje, gjë e cila u kundërshtua me këmbëngulje nga kryeministri Rama.

“Unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk përbën justifikim që 10-12 vite më pas ne nuk kemi ende një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë dhe është e rëndësishme për të dy vendet tona. Sigurisht, të jem e sinqertë, ndërhyrja e vendeve të treta në këto lloj çështjesh nuk ndihmon. Kësisoj, ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëhdëniet më të mira të mundshme që mund të kemi, po ne jemi shumë dhe unë njihem në Greqi si një mbështetëse shumë e fortë e dialgout mes Greqisë e Turqisë. Po kështu është mjaft e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm kur nuk ka kërcënime”, tha Bakojanis.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke mohuar se Turqia ka qenë kundër asaj marrëveshje.

“Më duhet të kundërshtoj Dorën për një pikë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009. Asokohe nuk e kisha takuar por as nuk kisha folur e kurrë dëgjuar prej Presidentit Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë. Nuk kishim asnjë raport sepse ne ishim partia kryesore e opozitës dhe vendosëm që marrëveshjen ta cojmë në gjykatë për një arsye të thjeshtë, kishte një debat të madh në shoqëri që u nis nga disa persona të shoqërisë civile dhe nuk doja që ky debat të bëhej politik…mund të them dhe kjo është vetëm fjala ime, nuk kam gjëra të regjistruara. Por asnjëherë në asnjë takim me Presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij se kjo marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë është e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Na duhet të largojmë këto lloj idesh se ndikojnë qëndrimet tona ndaj njëri tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here