“Twitter” vendosi të bllokojë përfundimit ish-Presidentin e SHBA, Donald Trump për nxitje të përsëritur të dhunës. Drejtori financiar i kompanisë “Twitter” u shpreh se Trump nuk do lejohet të hapë një llogari në këtë rrjet social edhe nëse kandidon sërish për President të SHBA-ve.
“Sipas rregullave tona, kur përjashtoheni nga platforma, ju përjashtoheni përfundimisht, pavarësisht nëse jeni një komentator, një drejtor financash, një ish apo politikan aktual”, tha Ned Segal.
Kujtojmë se Donald Trump u përjashtua edhe kur ishte president, ndërkohë që mbaheshin zgjedhjet.
“Nuk ka asnjë ndryshim midis politikave që janë ende në fuqi ose jo”, shtoi ekzekutivi i lartë i Twitter Inc.
Në janar, pas sulmit të miliarderit republikan në Kapitol, Twitter pezulloi dhe më pas fshiu llogarinë e Donald Trump. Po ashtu u fshinë edhe disa llogari të ekstremistëve që mbështetën ish-presidentin, duke përfshirë 70,000 të lidhur me lëvizjen konspirative QAnon.
Vendimi për të bllokuar Trump, i cili u ndoq nga 88 milion përdorues, nuk u pëlqye nga ndjekësit e tij, të cilët e panë lëvizjen si një shenjë të fuqisë së tepruar të mediave sociale.