Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

U-21/ Shqipëria gati për takimin ndaj Zvicrës, hyrja në stadiumin “Air Albania” falas për tifozët

11:18 / March 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djemte 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja U-21 ka mbyllur sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Zvicrës U-21. Pasditen e sotme Shqipëria U-21 zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, teksa nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik lojtarët u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Zvicrës U-21 nuk do të jetë vetëm mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në takimin ndaj Zvicrës U-21.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje. Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë.

Edhe në këtë sfidë kërkohet mbështetja maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumin “Air Albania”, teksa hyrja ashtu si në takimin ndaj Finlandës do të jetë falas. Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00.

Albania match
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.