Një aksident është regjistruar në Pogradec, ku e lënduar mbeti një italiane.
Në aksidentin e ndodhur në aksin nacional Pogradec-Lin mësohet se janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet.
E plagosura fillimisht u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe tani mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.