Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U aksidentuan teksa vinin për dasmë në Shqipëri, shuhet pas 18 ditësh në spital 6-vjeçarja Leila Kurti

18:46 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës. 

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998. Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.

Gjithnjë sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.