Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U akuzua për ngacmim seksual, pezullohet ish ministri i Shëndetësisë

19:31 / February 16, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngacmim seksual
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është pezulluar nga puna pas aktakuzës për ngacmim seksual. Baliq, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Pejë, Naim Sahiti.

baliq

Sahiti ka thënë se Baliq është suspenduar nga puna deri në një vendim të Gjykatës, dhe se deri atëherë do të marrë 50 për qind të pagës.

“Po, është e vërtetë që është marrë një veprim i tillë. Kirurgu Baliq është suspenduar nga puna deri me vendim të gjykatës. Deri atëherë, ai në bazë të ligjit, do të marrë 50 për qind të pagës”, ka thënë Sahiti për Express. 

Ndryshe, Numan Baliq ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2003, por më pas ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm Bajram Rexhepi. Ai, në vitin 2007 deri në vitin 2010, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Numan Baliq u bë zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike, por edhe nga ky post ishte shkarkuar në janar të këtij viti. /GazetaExpress/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

22:57 / October 29, 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

21:09 / October 29, 2026

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.