Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar para pak minutash nga detyra kreun e bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.
Kujtojmë se Tushe u arrestua ditën e djeshme për korrupsion me tenderat.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit.
Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.
Tashmë edhe Lushnja u bashkohet bashkive Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Shkodër dhe Dibër, të cilat qeverisen pa kryetarë të zgjedhur nga qytetarët.

