Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.
Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, që kërkoi ekstardimin. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.
Sipas dosjes mësohet se shpallja në kërkim e kësaj shtetaseje nga autoritetet amerikane është bërë pasi ajo ka mbledhur fonde me pretendimin për të ndihmuar një person që kishte probleme shëndetësore dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirgjikale.
Sipas autoriteteve amerikane, ajo ka mbledhur një shumë të konsiderueshme parash e më pas është larguar duke i përvetësuar ato.
Nga hetimet ka rezultuar që kjo ka qenë një skemë mashtrimi pasi nuk ka pasur asnjë person të sëmurë që ka pasur nevojë për ndihmë.
