Diana Bahçja, nëna e cila u arrestua 10 ditë pasi lindi djalin e saj, ka sjellë reagime të shumta nga aktivistë të cilët kërkojnë lirimin e saj.
Sëfundmi, zërit të tyre i është shtuar edhe ministrja Elisa Spiropali e cila kërkon lirimin e së resë.
“Lironi Diana Bahçjen
Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?!
Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!
Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!
Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?!
Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!”, shkruan Spiropali.