Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U arrestua për vrasjen e bashkëshortit nga babai, zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Kudreti më kërcënonte se do më vriste

11:34 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
picari 960x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohet dëshmia e 33-vjeçares Dhurata Saliaj, e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore e babait të saj, në vrasjen e të shoqit me të cilin ishte në prag divorci, Kudret Saliajt.

Zonja Saliaj ka deklaruar në polici se ish-burri e kërcënonte atë vazhdimisht se do ta vriste. Sipas saj vetëm 3-4 ditë para ngjarjes i kishte shkuar tek shtëpia e prindërve duke i kërcënuar si familje.

“Marrëdhëniet me Kudretin i kishim shumë të acaruara. Sa herë unë tentoja të kontaktoja me fëmijët, ai vinte te puna e babit ose në shtëpi dhe na kërcënonte dhe thoshte se do më vriste.

Rasti më i fundit ka qenë para 3 ose 4 ditësh që erdhi në shtëpi në Picar dhe na kërcënoi si familje. Kur vinte në shtëpi shumicën e herëve i dilte mami dhe përballej me të se mua kishin frikë të më nxirrnin. Para 1 muaji mami ka marrë urdhër mbrojtjeje nga ai për 1 vit.

Familja ime ka jetuar nën presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bërë të qartë Kudretit se unë fëmijët nuk i lë. Doja të takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”- ka thënë gruaja 33-vjeçare para hetuesve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj po pinte kafe me avokatin Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Mexhit Picari, një ish-polic burgu hyri në lokal duke i zënë në befasi ish-dhëndrrin e tij Saliajn dhe avokatin Cama.

Kjo ndodhi vjen pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve, pasi Kudret Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për t’u ndarë nga gruaja e tij Dhurata me të cilin kanë edhe 3 fëmijë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

14:03 / September 9, 2026

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën, Policia ndalon zyrtarët e Bashkisë Tropojë

12:11 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.