Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U dëfryem me dy femra mes alkoolit”, Sokol Balla rrëfen aventurën e shfrenuar te “Dritat e Kuqe” me Muç Nanon: Ju lëshuam qejfit, pashë Muçin e dhunshëm që mëkatonte

17:11 / November 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla me muc nanon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Sokol Balla tregon një histori me gazetarin Muç Nanon, ku në vitin 1994 kanë shkuar në Budapest dhe janë dëfryer në rrugën e “Dritave të Kuqe”.

Meqë gazetari Muç Nano nxorri në shitje librin “Si e kam njohur…” referuar njerëzve influentë në jetën politike dhe kulturore në vend, Sokol Balla, në parathënien e librit ka shkruar për historinë sesi ai e ka njohur analistin.

Një ndër ngjarjet e treguara, është ajo e vizitës së të dyve në vitin 1994 në Hungari:

“Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u cliruam nga gardhet e mosnjohjes, dhe ramë dakord t’I lëshoheshim qefit. 

Hoteli ynë, nuk e di pse për ç’trill të rastit, ishte në rrugët e ndezura nga dritat, alkoli dhe mëkati në Buda, një nga pjesët e kryeqytetit, ku kishim katër ditë që kalonim dhe mezi mbanim qafën të mos kthehej instiktivisht drejt të bukurës së munguar prej dekadash në trurin tonë. 

Por atë natë të fundit, Muçi u dorëzua. Afër një klubi nate, nga ku jo thellë derës shquheshin dy femra u kthye dhe më tha: “Futemi”. 

Kishte në zërin e Muçit një ton urdhërues, që imponohej nga mosha, por ndjeva edhe tingullin përgjërues të adoleshentit të përjetshëm Brenda tij, që thuajse lutej në formë pyetëse që mos ta lija vetëm në tundimin e tij mëkator dhe natyral. 

Unë isha 20 vjec. Ai ishte 35. Orët, alkoli, kërcimi dhe gjithcka ndodhi atje Brenda nuk mund të tregohet. 

Pashë aty Muçin tjetër, ndoshta të vërtetin, që përdorte dhunshëm dozat pafund të lirisë së ndrydhur prej dekadash në trurin e tij…”, shkruan Sokol Balla. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret në takim ambasadoren e BE-së/ Sofia Moreira de Sousa i dorëzon progresraportin për Shqipërinë

12:04 / November 5, 2026

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

De Sousa i dorëzon Begajt progres-raportin e KE/ Presidenti: Shqipëria e përkushtuar për anëtarësim në 2030

11:10 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.