Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U dekretua për një mandat të dytë si guvernator i Bankës, Sejko te Komisioni i Ekonomisë: Prioritet inflacioni dhe çmimet

10:49 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent sejko 1 770x387 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka raportuar këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës. Ai falenderoi Kuvendin që e propozoi dhe Presidentin Meta që e dekretoi për një mandat të dytë si guvernator të Bankës së Shqipërisë.

Sejko tregoi më pas të gjithë punën e bërë nga institucioni që drejton, në këto vite që ka qenë në krye të saj, ku renditi të gjitha sfidat dhe sukseset.

“Dua t’ju falënderoja për prezantimin korrekt për zgjedhjen time si kryetar i këshillit mbikëqyrës. Unë kam filluar karrierën në vitin 1992, pranë bankës kombëtare tregtare, si përgjegjës sektori i kreditit. Më pas kam qenë në Bankën e Shqipërisë, deri në ’98-ën, ku kam qenë me ndërprerje për të kryer studimet në Britani. Kam punuar disa firma private më pas. Jam rikthyer në Bankën e Shqipërisë në vitin 2004, e më pas kam punuar në nivele drejtues në banka të tjera. Në pamundësi për të bërë një rezyme të plotë për këto 7 vite, që kanë marrë vlerësim pozitiv. Misioni kryesor i BSH është stabiliteti i çmimeve. Politika monetare ka bërë një hov të dukshëm cilësor.

Rezultatet e këtij investimi janë të prekshme. BSH ka monitoruar në mënyrë korrekte kreditë me probleme. Këto kanë zbritur në nivelin 4.5%. Po aq i rëndësishëm është fakti sa rreziku i kredive është ulur. Ky plan masash ka dhënë efekte pozitive. BSH ka administruar me sukses konsolidimin e procesit bankar. Ky proces ka synuar dhe arritur jo thjesht reduktimin e Bankave Tregtare, por mbi të gjitha procesi ka arritur futjen në tregun lokal të aktorëve të motivuar. Në pasqyrim të kësaj pune BSH është anëtare e bankave qendrore. Kemi kuadër funksional në hyrjen në banka. Këto përpjekje kanë dhënë frytet e tyre. Sektori bankar mori me vete një pjesë të madhe të pasojave të pandemisë. Sektori bankar diti të kryej këtë funksion pa cënuar kapitalizmin e saj. Publiku gjen në sistemin bankar një vend të sigurt për ruajtjen e pasurisë së tij”, tha Sejko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Test vendimtar për Trump

09:38 / November 3, 2026

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.