Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U dëmtua nga tërmeti, Ristani inspekton shkollën e rikosntruktuar “Mersin Duqi” në Bërzhitë

13:35 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1769
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla “Mersin Duqi” e dëmtuar gjatë tërmetit, që ndodhet në Ibë të Poshtme në Njësinë Administrative Bërzhitë, do të mirëpresë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi nga afër punimet duke theksuar se ambientet e rikonstruktuara do të ofrojnë mjedise të sigurta dhe të denja për një arsimim cilësor.

IMG 1770

“Ndodhemi në Ibë, ku përveçse një hapësire të bukur që edhe qytetarët e Tiranës e shijojnë në fundjavë, është edhe një vend ku ka shumë nxënës nuk kishin një shkollë të tyre në nivelin e standardeve të qytetit edhe përpara tërmetit. Por, me rastin e tërmetit ajo që ka dalë nga investimi i rindërtimit të shkollës së vjetër është një hapësirë moderne me ajër të kondicionuar, me palestër moderne, me të gjitha lehtësirat, laboratorët, hapësirat cilësore, klasat plot me dritë, por edhe hapësirat rekreative për nxënësit, qofshin ata të shkollës 9-vjeçare apo të shkollës së mesme, pasi kjo është një shkollë e mesme e bashkuar”, deklaroi Anuela Ristani.

Më tej, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se punimet në këtë objekt do të përfundojnë përpara fillimit të vitit të ri arsimor, ndërsa shtoi se po shqyrtohet edhe mundësia për shtimin e shërbimeve parashkollore në zonë.

“Shkolla do të jetë e gatshme dhe patjetër me fillimin e vitit shkollor do të nisin të gjithë me shpresën që do të rritet edhe numri i nxënësve që do ta frekuentojnë, duke parë gjithashtu dhe mundësinë për të shtuar në zonë edhe shërbimet parashkollore, kopshte apo çerdhe”,përfundoi Ristani.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mersin Duqi” është rindërtuar plotësisht duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj nga rreth 185 në 390 nxënës. Ndërtesa është projektuar me standarde të larta sigurie dhe aksesueshmërie, duke përfshirë dalje emergjence, sistem mbrojtjeje nga zjarri dhe lehtësi për personat me aftësi të kufizuara.

Ky investim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e cilësisë së arsimit në zonë.

anuela ristani inspekton Rikonstruktuar Shkolla Mersin Duqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.