Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U dënua nga gjykata për shpifje ndaj ish-ministres, reagon Boçi: I shkreti, s’ka kaluar vetingun politik. Është Rama që…

16:26 / April 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikolla boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të dënojë me 70 mijë lekë të reja gjobë, ish-deputetin e PD-së, Luciano Boçi, i cili është paditur nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Gjykata ka shpallur sot fajtor Boçin për veprat shpifje dhe fyerje, duke e dënuar atë me 50 mijë lekë për secilën nga këto vepra penale.

Me bashkimin e dënimit, ish-deputeti i PD-së, do t’i paguaj si dëmshpërblim, ish-ministres së Arsimit, një total prej 70 mije lekësh të rinj.

Boçi e ka akuzuar Nikollën për shkelje të tenderave me dëftesat e shkollave 9-vjeçare, ndërkohë që ish-ministrja ka sqaruar se ky tender kryhej nga Ministria e Brendshme.

Reagimi i ish-deputetit

Ndërkohë që sot, ish-deputeti i PD e ka quajtur vendimin e gjykatës si të ndikuar politikisht dhe se gjyqtari që ka dhënë vendimin s’ka kaluar ende vetingun.

“Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot. Ishte nje vendim i shkruar para se të merrej e lexohej.

I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët.

Si i tillë Ishte një vendim i pastër politik.  Jetojmë ditët e regjimit të norko-politikës dhe kuptohet. Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi. Aq më tepër Vendimi nuk ka qenë tek e fundit, i tij.

Është i vetë Ramës, i cili trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë. Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta.

Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia “e re” e kapur prej tij. Madje venerohesh e gradohesh.

Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist.

Vendimin do ta apelojmë. Deri atëhere, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit.

Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim. Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë. Është super e paaftë. Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme. Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar.

Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia. Ia thanë prindërit e Shqipërisë që morën me vonesë dëftesat e 340 mijë fëmijëve të tyre. Ia thonë çdo ditë 34 mijë mësuesit që janë mashtruar disa herë rresht nga deklarimet e saj.

Padrejtësia që sundon sot, zhbëhet duke rrëzuar juntën e vjedhësit Ramë të votave, të shpresës e së ardhmes!”, thekson Boçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026

PD kundër integrimit dhe…SPAK/ Fino: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE, Brukseli ka qasje pozitive për negociatat

13:36 / July 9, 2026

Adea Pirdeni: Shqipëria gati të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave me BE-në

12:48 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.