Deputeti i Kuvendit Enver Roshi ka bërë të ditur se ka fituar betejën me COVID, pasi u dërgua me urgjencë në Turqi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale nuk ka nguruar që të falënderojë mjekët për punën e tyre.
“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.
