Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U dërgua për kurim në Turqi? Reagon Veliaj: Ja si qendron e vërteta, jam drejt shërimit

12:22 / August 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 07 28 at 09.10.42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk është dërguar për kurim jashtë vendit, ashtu siç kanë raportuar disa media paraditen e sotme. Në një komunikim për Faxweb.al, Veliaj është shprehur se gjendja e tij është drejt shërimit të plotë, dhe nuk ka asnjë të vërtetë se ka pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.

Kryebashkiaku ndodhet në shtëpinë e tij, në pritje të testit të dytë, që bëhet për të kuptuar nëse është shëruar plotësisht nga Covid 19, pasi i pari i ka dalë negativ. Ndërkohë që në këto ditë kur ka qenë i detyruar që të qendrojë në shtëpi, Veliaj ka vijuar punën online me stafin e ngushtë të Bashkisë, ku ka ndarë edhe detyrat.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj, ndërkohë që për të faktuar vendodhjen e tij, ai ka shpërndarë dhe lokation, nga aplikacioni i whatsupp, të cilin Faxweb.al e disponon.

Veliaj e njoftoi faktin se ishte prekur nga Covid 19 në një postim në rrjetet sociale në datën 28 Korrik, pra rreth dy javë më parë. Fatmirësisht kreu i Bashkisë e ka kaluar këtë virus pa pasoja të rënda në shëndetin e tij dhe të familjes.

”Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, ishte apeli i Veliajt për qytetarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.