Historia e Desara Qoses, arkitektes nga Lushnja që rrëfeu luftën me kancerin e gjirit, u trajtua sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo zbuloi se u diagnostikua me tumor në moshën 24 vjeçare dhe shkak për kontroll u bë një moment rastësor kur ishte duke provuar një këmishë.

Vizitë pas vizite dhe ndërhyrje pas ndërhyrje, Desara tregoi se iu është nënshtruar disa operacioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi për fat të keq sëmundja rishfaqej. Pas 7 ndërhyrjeve ajo më në fund gëzon shëndet të plotë, edhe pse pas gjithë këtyre viteve asgjë nuk ka qenë e lehtë.

Për fat të keq, Desara ka humbur nga kjo sëmundje një mikeshë italiane që e kishte njohur teksa kuroheshin të dyja në Milano. Mesazhi i bashkëshortit të së ndjerës që i tregonte se ajo nuk ia kishte dalë, bëri që Desara të përlotej në studio.

Megjithatë ajo iu bëri thirrje të gjitha grave që të mos i neglizhojnë kontrollet, sepse ka shpresë kur sëmundja zbulohet në kohën e duhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here