Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U dorëhoq apo u shkarkua? E vërteta e përplasjes Nano-Çuçi

11:29 / August 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 4 1661788552
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme u zyrtarizua shkarkimi i shumëpërfolur i Gledis Nano. Më herët, një lajm me burime të paverifikuara, sipas të cilit drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kishte dhënë dorëheqjen u përhap me shpejtësi nëpër portale, aq sa vetë Policia e Shtetit u detyrua që të dalë me një reagim përgënjeshtrues.)

Në fakt, Gledis Nano e ka përmendur dorëheqjen këtë të hënë, por e ka thënë atë më shumë në kontekstin e përplasjes me ministrin Bledi Çuçi, duke argumentuar se më mirë “dorëhiqej se sa të ishte kukull në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”.

Për këtë, Gledis Nano ka njoftuar edhe Kryeministrin Edi Rama, duke i komunikuar se ‘ose ministri të qëndronte larg emërimeve, lëvizjeve dhe vendimmarrjeve të tjera që janë kompetencë dhe e drejtë ekskluzive e Drejtorit të Policisë së Shtetit, ose ai jepte dorëheqjen’.

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Slloveni për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar ja ka refuzuar dorëheqjen dhe më pas ka komunikuar me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi duke e urdhëruar këtë të fundit që ta bindë Gledis Nanon që të mos largohet nga posti.

Në zbatim të porosisë së Kryeministrit, Bledi Çuçi ka thirrur në zyrë Gledis Nanon dhe takimi i zhvilluar në Ministrinë e Brendshme është shoqëruar me tone të larta e të ashpra mes tyre.

Ministri Bledi Çuçi prej muajsh kërkon që të ketë nën kontroll emërimet e reja dhe lëvizjet në radhët e Policisë së Shtetit. Njëri prej emërimeve që bllokohet nga Çuçi është ai i Drejtorit të Policisë së Durrësit, ndërsa përplasja e ministrit nuk është vetëm me Drejtorin Gledis Nano, por edhe me drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Viktimë e kësaj përplasjeje ishte edhe Tonin Vocaj. Ky i fundit është përplasur drejtpërdrejt me ministrin, pasi ky i fundit ka ndaluar arrestimin e një personi të shumëkërkuar.

Në një reagim për Report Tv Nano do të shprehej dje se: “Nuk e kam dhënë dorëheqjen dhe nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga posti që mbaj që prej tetorit”.

Lufta e ftohtë mes tij dhe ministrit me sa duket kishte arritur kulmin aq sa sot ai u shkarkua nga detyra.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.