Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U ekstradua dje nga Italia, kush është Paulin Nikaj që ekzekutoi në sy të fëmijëve dhe gruas, 26-vjeçarin në 2017(NGJARJA)

17:59 / October 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paulin Nikaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

40-vjeçari shqiptar, Paulin Nikaj, i cili ishte dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane, është ekstraduar ditën e djeshme nga Italia. Ekstradimin i tij është bërë me urdhër të Interpol Tirana, ku dwnimin 40-vjeçari nga Kruja tashmë do ta kryejë në Shqipëri.

Ai mori një dënim të tillë pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombësin e tij Nimet Zyberi.

Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Vrasjen ai e realizoi në sy të bashkëshortes italiane të 25-vjeçarit, e cila ishte shtatzënë dhe fëmijës së tyre. Ndërsa menjëherë u largua nga vendngjarja duke u arrestuar në Zvicër një muaj më vonë. Tashmë

Si ndodhi ngjarja më 17 marst të vitit 2014?

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, Nikaj e ka ekzekutuar bashkëkombasin e tij Nimet Zyberi në sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur. Viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.

Pas vrasjes së të riut autori u largua menjëherë nga shteti italian me ndihmën e të njohurve të tij dhe me anë të një karte identiteti fals, e cila do i mundësonte atij kalimin për në Zvicër e më pas, me qëllim për të shkuar në SHBA. Por Nikaj u arrestua u arrestua në tentativë për t’u arratisur drejt Zvicrës.

Mediat italiane raportuan asokohe se policia kishte arrestuar edhe 1 person tjetër, përveç autorit të ngjarjes Paulin Nikajt, të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar në Rimini të Italisë.

Sipas policisë për vrasjen e Nikajt u arrestua edhe xhaxhai i vrasësit, Adriatik Nikaj, 50 vjeç, me vendbanim në Misano të Italisë. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar të gjithë skenën e vrasjes së Zyberit, së bashku me nipin Paulin Nikaj.

Sipas prokurorëve të vendit fqinj, shkak për ekzekutimin është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit mes familjes Nikaj dhe vëllezërve të Zyberit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.