Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U ekstradua nga Koreja e Jugut, kush është shqiptari me dy emra i dënuar me burgim të përjetshëm

11:00 / April 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0880
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkurave e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1083&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fu ekstradua nga koreja e jugut kush eshte shqiptari me dy emra i denuar burgim te perjetshem vrau 1 taksist dhe plagosi 4 te tjere si u vendos ne pranga pas 29 vitesh%2F%23gsc.tab%3D0&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=993&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fu ekstradua nga koreja e jugut kush eshte shqiptari me dy emra i denuar burgim te perjetshem vrau 1 taksist dhe plagosi 4 te tjere si u vendos ne pranga pas 29 vitesh%2F%23gsc.tab%3D0&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1012&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fu ekstradua nga koreja e jugut kush eshte shqiptari me dy emra i denuar burgim te perjetshem vrau 1 taksist dhe plagosi 4 te tjere si u vendos ne pranga pas 29 vitesh%2F%23gsc.tab%3D0&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

09:48 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.