Gëzim Sinomataj, 22-vjeç, u vra me snajper teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Një prej pistave që po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për shkak të të shkuarës së vëllait të viktimës por edhe të afërmve të tjerë, disa prej të cilëve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Lexo edhe :
Related Posts
Krimi duket se ishte menduar gjatë pasi autorët nuk kanë lënë thuajse asnjë gjurmë. 22-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, ndërsa autorët e qëlluan nga një ndërtesë përballë me një plumb që e goditi në kokë.