Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

U eliminua nga ‘Big Brother Vip Kosova’, ish-banorja: Asnjë nga familjarët erdhi për të më marrë, burri ishte bërë nervoz

21:46 / December 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika salihu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Monika Salihu, e cila u eliminua të premten nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ka treguar momentet pas daljes nga shtëpia.

E ftuar në një emision në Kosovë, ajo u shpreh se asnjë nga familja e saj nuk kishte ardhur ta merrte, pasi vajzën e kishte zënë gjumi në shtëpi dhe bashkëshorti duhej të kujdesej për të.

Monika tha se e çoi televizioni në shtëpi, ndërsa kishte konstatuar se bashkëshorti i saj Ylberi, ishte bërë tejet nervoz për daljen e saj.

“Vajza s’e ka ditur, s’e ka parë kur kam dalë, e kishte zënë gjumi në shtëpi. Burri më ishte bërë nervoz pak si shumë atë natë. Unë duke dalë e lumtur dhe krenare, pa marrë parasysh. Po prisja aty te Klani, a është duke ardhur me marr dikush a jo. Jo më thanë, Ylberi është me vajzën, ajo po fle dhe s’e lë dot vetëm.

Ok, në rregull. Shoferi i Klanit më çoi në shtëpi dhe shkova, ai nervoz. Ka dashur të rrijë më shumë dhe unë kam dashur të rri më shumë. Ia fillova nga loja me ato strategjitë e mia, me ua thënë të gjithëve në sy gjithçka.

Më iknin, sa e morën vesh që unë ua them në sy, iknin. Sa herë ulesha në mes, më iknin, e kishin pak problem ballafaqimin me mua.

Kur arrita në shtëpi, cika ma dëgjoi zërin, ishte ora 3 e natës, e më pyeti: ‘mami, a je ti vërtet?’ se nuk e ka pritur që ndoshta dal. Filloi duke qarë, fillova dhe unë duke qarë. Fjetëm bashkë dhe nuk më merrte gjumi deri nga ora 6. Aty e kuptova se në Big Borther flinim pak dhe na ishte çrregulluar gjumi”, tha ajo.

BBVK eleminim monika salihu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.