Njihet si kafsha mbizotëruese e xhunglës, por ky luan i quajtur Gjoni po mbahet ilegalisht që dy muaj i mbyllur në kafaz në fshatin Stanqiç të Gjilanit.
Për këtë ministria e mjedisit ka formuar një grup punues i cili ka hartuar një raport.
Sipas “Express”, kërkesën e Prokurorisë në Gjilan për sekuestrimin e luanit e aprovoi Gjykata Themelore.
Por pavarësisht se u zbatua një vendim i tillë u doli një tjetër problem. Ministria e ambientit nuk ka vend ku ta strehojë luanin që është futur ilegalisht në Kosovë.
Sipas grupit punës në momentin që Gjykata e identifikon vendin e origjinës, luanin do ta kthejnë atje.
Ministri në detyrë i ambientit, Fatmir Matoshi tha se rasti është paraqitur në Gjykatë si kundërvajtje dhe se operatori për këtë vepër do të marrë dënimin nga Gjykata sipas legjislacionit në fuqi.
