Një shtetas amerikan u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Sarandë. Trupi i Ribert Hood, 70 vjeç nga Alaska është dërgaur në Tiranë për të bërë dhe ekspertizën mjeko-ligjore ku pritet të përcaktohet dhe shkaku i vdekjes së tij,
Ndërkohë të ndjerit i është marrë edhe tamponi për koronavirus, përgjigja e së cilës pritet sot.
Gjithashtu nga DVSHP Sarandë na bëhet me dije se ditën e mërkurë për 5 qytetarë është marrë tampon dhe përgjigjja sot është se rezultati ka dalë negativ. Deri tani nga Saranda janë marrë tampon për 30 qytetarë dhe përgjigja ka qenë negative.
