Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U gjetën mbi 50 kg drogë në banesë, kapet i shpalluri në kërkim, në pranga edhe një 20-vjeçar

12:52 / December 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1734174011x1733315142 policia 539
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Brothers” Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023. Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. (B). D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme. 

Berat Droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.