Trupat e pajetë të 4 rusëve që u gjetën të vdekur në një resort në Qerret të Kavajës, janë tërhequr nga morgu ditën e djeshme në orën 16:00.
Prezentë gjatë tërheqjes së trupave ishte edhe konsulli rus.
Katër rusët i identifikuan të pajetë në 15 tetor. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Ambasada ruse njoftoi se çështjen do ta ndjekë në vijimësi.
