Ditën e sotme, në ambjentet e fushave stërvitore në Kamëz u zhvillua takimi për kampionatatin e femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, takim që u mbyll pa u përfunduar pjesa e parë.
Nga sa mësohet, 6 futbolliste të Bilishtit janë ndjerë keq dhe kanë pasur gjendje të fikti në fushë. Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.
