Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U hodh nga kati i 4-t sepse bullizohej e tallej, Xhorxhina tregon çfarë mendoi kur tha lamtumirë

19:09 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhorxhina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një vajzë 28-vjeç e quajtur Xhorxhina e cila është mjaft e pasionuar ndaj librave. Ajo ka vendosur të ndajë me publikun një nga historitë e saj më të dhimbshme në jetë për t’i dhënë forcë, për t’i këshilluar të gjithë fëmijët që bullizohen dhe një mesazh të fortë që vetëvrasja nuk është zgjidhje për askënd që ndihet i vetmuar, i lënduar apo i bullizuar dhe tallur nga shokët e shkollës. Ka shumë gjëra të rëndësishme në jetë që kushdo prej nesh duhet t’i vlerësojë dhe mbi të gjitha është familja e cila do e kishte të pamundur të përballonte një tragjedi që mund të kryhet në momente depresioni.

Xhorxhina ka treguar se ka tentuar të hidhet nga kati i 4-t sepse bullizohej, tallej dhe e shihte veten të padobishme, por mrekullisht dhe falë Zotit ajo shpëtoi. Ajo tregon se kur u rizgjua pa familjarët e saj duke qarë dhe e kuptoi se sa gabim kishte vepruar dhe sa egoiste ishte treguar.

Rudina Magjistari: Çfarë mendoje në atë moment, e mendove familjen para se të thoje lamtumirë?

Xhorxhina Roçi: Pikërisht nuk mendova për ta, se po të kisha menduar për ta dhe për dashurinë e tyre ndaj meje unë nuk do e kisha bërë atë.

Rudina Magjistari: Mos dyshoje tek dashuria e tyre dhe më pas në ato momente kur i pe që po qanin the çfarë gabimi kam bërë?

Xhorxhina Roçi: Jo absolutisht sepse edhe pse unë mund të ndihesha keq në një moment, gjithmonë ishin motrat aty për mua. Ishte kjo pjesa e të mbajturit mbyllur të emocioneve të mija, frustrimi nga shkolla etj.

Rudina Magjistari: Nuk pate frikë që do përjetoje dhimbje fizike sepse një njeri e mendon edhe këtë.

Xhorxhina Roçi: Kjo është e çuditshme, isha shumë e ftohtë, isha shumë e prekur dhe e ftohtë në të njëjtën kohë. Në këtë moshë që jam, ky veprim më duket shumë i guximshëm, shumë e jashtëzakonshme dhe aspak e konceptueshme, ndërsa në atë fazë duke mos i menduar mirë gjërat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.