Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U hodh nga kati i dytë i Infektivit, vajza e 69-vjeçarit nxjerr skandalin e rëndë: Ja çfarë zbuluam në morg

14:15 / November 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fb3c8f2d20ba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

69-vjeçarit Reshat Grembi nga qyteti i Fierit, i cili humbi jetën pasi u hodh nga spitali Infektiv, sipas të bijës ka ndërruar jetë në vend, dhe jo ditën e nesërme, siç kanë deklaruar autoritetet e spitalore.

Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjekësor.

Pjesë nga intervista në emisionin me “Zemër të Hapur”

Si ishte gjendja e babait tuaj?

Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës.

Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?

Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.

E keni kërkuar tamponin?

Vajza: Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…

Temperatura e menjëhershme?

Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para

Protokolli i ndjekur?

Vajza: Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.

Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?

Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe

Shkuat me autoambulancën e Fierit?

Vajza: Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesit në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë.

E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar.

Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hëngra dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes. Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…

Çfarë bëre?

Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pastaj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundurën…Babai kishte ndërruar jetë në moment spitali gënjeu.

Ke prova për këtë?

Vajza: Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.

Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?

Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.