Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

‘U infektova pasi vizitova një fëmijë’, mjeku nga Dibra i prekur nga COVID-19 ka një apel për qytetarët

18:38 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agolli diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shtuar dhe 18 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. Numri i të shëruarve ka arritur në 25, ndërsa të vdekur në total janë 29 persona.

Shkupi mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, ku janë diagnostikuar gjithsej 261 raste, ndërsa pas tij vjen Kumanova, ku janë zbuluar 130 raste deri më tani.  Në vetizolim janë 10 414 qytetarë. Që nga përhapja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 617 persona.

Arben Agolli, mjek në Dibër, është një prej personave që është infektuar me COVID-19, por për fatin e tij të mirë në testet e fundit ka rezultuar negativ pas 20 ditë qëndrim në shtëpi. Tashmë, ai ndodhet në fazën e fundit të rikuperimit ku duhet të qëndrojë në shtëpi dhe për 14 ditë.

“Unë jam mjek pediatër dhe si karakter jam njëri i gjallë dhe nuk rri dot në vend, por nuk kisha çfarë bëjë isha i detyruar që të rrija në shtëpi. Nuk kam pasur asnjë lloj simptome. Jam infektuar gjatë vizitës së një fëmijë që ishte i prekur bashkë me prindërit”, tregon mjeku për Euronews Albania.

Ai tregon se mjekët i kanë rekomanduar një terapi që e ka ndjekur pavarësisht se nuk ka pasur simptoma. Edhe për ushqimet, thotë se është munduar që të konsumojë prodhime bio. Por, përveç tij në familje ka qenë i infektuar dhe djali i tij, pasi një koleg i tij ka rezultuar i prekur.

“Pasi të dalë dhe testi i tretë negativ, shpresoj që nga e hëna të rikthehem në punë. Me aq sa kam arritur që të lexoj, kam kuptuar se nuk ka imunitet të përjetshëm ndaj këtij virusi dhe kur të rikthem do të përdor mjete mbrojtëse”, deklaroi Agolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026

U vetëshpall agjent i CIA-s, shqiptari rrezikon deportimin nga SHBA-të

11:18 / August 21, 2026

Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan

11:10 / August 21, 2026

U arrestua nga FBI/ 35-vjeçarja akuzohet se planifikoi sulm me bombë në Kapitol

10:17 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.