Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U kap duke u tallur gjatë karantinës, jep dorëheqjen ndihmësja e afërt e kryeministrit (Video)

21:52 / December 8, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
allegra stratton
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ndihmëse e afërt e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen pasi u shfaq një video në të cilën ajo qeshte dhe bënte shaka gjatë kohës sa ishin marrw masa të rrepta për të luftuar pandeminë gjatë Krishtlindjeve.

Allegra Stratton ishte zëdhënësja e Johnson kur u xhirua video në dhjetor të vitit 2020. Detyra e saj e fundit ishte ajo e zëdhënëses së qeverisë në konferencën e klimës COP26.

“Me sjelljen time ula rëndësinë e rregullave, të njëjtat rregulla që të tjerët duhej t’u përmbaheshin. Nuk ishte qëllimi im. Do të pendohem gjatë gjithë jetës sime”, tha para gazetarëve Stratton.

“Unë e kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin e njerëzve. Kërkoj falje për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre, që ishin të vetmuar ose u munduan të mbanin bizneset e tyre. Më vjen shumë keq dhe po jap dorëheqje”, shtoi ajo.

Në një video që u shfaq në ITV, Allegra Stratton u shfaq në Downing Street në vitin 2020 duke qeshur dhe bërë shaka gjatë përgatitjes së një konference të përditshme për shtyp.

Në një tubim në Downing Street, dhjetëra miliona njerëz në mbarë Britaninë u ndaluan të takohen me familjen dhe miqtë në festimet tradicionale të Krishtlindjeve, madje edhe në funeralet e të afërmve të vdekur.

Pamjet u publikuan në një kohë kur qeveria britanike po rikonsideron vendosjen e kufizimeve të reja për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Omicron.

doreheqjen karantinës tallur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska, ja çfarë masash propozon dokumenti

12:00 / May 24, 2025

Diplomatja e BE-së, Kallas shkon në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit

12:00 / May 24, 2025

Të burgosurit ukrainas të luftës festojnë lirinë e tyre

11:00 / May 24, 2025

Zbulohet qyteti 5 mijë vjeçar

09:00 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.