Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U kap me 830 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Tahirit, djali i biznesmenit të njohur dënohet me 240 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës

19:18 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Orest Sota
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orest Sota, djali i biznesmenit të hekurit Lefter Sota,  është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 240 orë punë të detyrueshme pranë bashkisë së Tiranës.Vendimi është marrë pak muaj më parë nga gjyqtari Taulant Tafa, i cila ka vendosur të deklarojë fajtor dhe dënojë Sotën, fillimisht me 4 muaj burgim për akuzën e “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Por ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata, e cila ka vendosur të detyrojë biznesmenin Orest Sota, të kryejë dënimin duke bërë 240 orë punë të detyruar në bashkinë e Tiranës. Në vendimin e gjykatës thuhet se:”…puna në interes publik të kryhet brenda një afati 6 mujor, nga momenti që vendimi të marrë formë të prerë. Një kopje e vendimit t’i dërgohet Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Bashkisë Tiranë…”.

Ndërsa për sa i përket akuzës së “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ky hetim është veçuar dhe vijojnë verifikimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën e shumës prej 863 mijë euro, të sekuestruara në makinën e Orest Sotës. Por ka shumë gjasa që në ditët në vijim, kjo akuzë të pushohet nga prokuroria e Elbasanit.

Orest Sota, u arrestua në Elbasan në vitin 2017, ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në momentin e arrestimit ai drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për pasojë uniformat blu i janë vënë nga pas, duke e arrestuar në hyrje të kompanisë “Kurum”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, dyshonin se shuma prej 863 mijë euro mund të kishte lidhje me çështjen e ish-ministrit Tahiri, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e babit të tij, Lefter Sota dhe do të dërgohej tek kompania e çelikut “Kurum” si garanci për një sasi të madhe hekuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.