Policia e Austrisë ka arrestuar një 19-vjeçar shqiptar, pasi u kap me dy valixhe plot me kanabis, gjatë një kontrolli rutinë në Innkreisautobahn.
Në automjetin e të riut u gjetën rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike cannabis sativa. Dyshohet se ai ishte shpërndarës droge.
19-vjeçari u transferua në burgun e Wels, ndërsa hetimet për të vazhdojnë.