Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kap në “shtëpi bari”, deklarata që i hapi punë shqiptarit në Angli

11:22 / August 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia britanike arrestoi disa muaj më parë një 20-vjeçar shqiptar në Coventry, i cili u kap për një shtëpi të mbushur me qindra rrënjë kanabisi në. Disa javë më parë, 20 vjeçari Eglison Delibashi doli para gjykatësit ku arsyetoi se kishte qenë I detyruar për të punuar në atë shtëpi duke i shërbyer për muaj të tërë rrënjeve të kanabisit.

Sipas mediave britanike, fillimisht i riu mohoi të kishte lidhje me “shtëpinë e barit”, por pasi u përball me provat e policisë tha se kishte ishte kërcënuar për të bërë një shërbim të tillë dhe që të mos largohej nga shtëpia pa lejen e “punëdhënësit” që sipas tij quhej Spiro.

Ai tha se e kishte korrur dy herë kanabisin dhe kjo që u kap ishte hera e tretë. Në dy korrjet e para deklaroi se ishte paguar nga 4 000 paund secila, të cilat i kishte dërguar në Shqipëri me qëllim financimin e kurimit të së motrës që ishte sëmurë.

Pikërisht kjo deklaratë i hapi punë Eglison Delibashit, pasi sipas gjykatësit edhe pse kishte qenë i detyruar të punonte aty siç deklaroi, ai kishte patur një pritshmëri për punën që bëntë.

Pikërisht ky argument, dhe fakti se shtëpia i kishte të gjitha kushtet dhe investimi dukej mjaft i madh, bënë që gjykatësi ta dënonte shqiptarin jo me 6 muaj burg siç ndodh në këto raste, por me 8 muaj.

Vendimi u kundërshtua nga avokati i Eglison Delibashit, por gjykatësi nuk e mori parasysh duke risjellë në vëmëndje arsyetimin e mësipërm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.