Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U kemi duruar baltën, vezët e bojën në fytyrë”, Rama: Kam bërë edhe gabime, por kurrë…

13:18 / March 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
54520244 357994791487997 7676362509468565504 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama pranoi se ka bërë gabime gjatë qeverisjes, por ai tha se ka duruar shumë sulmet e opozitës.

Rama tha se nuk e ka harruar se zyra është e tij, por pushteti është i qytetarëve. Ndaj ai ka thënë se kurrë nuk do ti tradhtoje qytetarët.

“Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë shpesh gjuhën, e kemi lënë të kalojë valën e sulmeve të atyre që e duan vendin shesh për përsheshin e tyre, kanë sulmuar parlamentin, duke  gjymtuar fizikisht me aktin e tradhtisë ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik, që e ka zanafillën te ajo parti që e ka humbur përfundimisht fillin, kur kanë sulmuar qeverinë duke eksportuar nëpër botë dhunën e vulgut, kur kanë sulmuar policinë, prokurorët e gjykatëset që kalojnë vetingun dhe reformën në drejtësi, sa herë vetingu nxjerr jashtë shërbëtorët e tyre të korruptuar me damkë, miqtë e partnerët e venin me shpinë e varfër gjer në dhimbje e të shthurur gjer në lebeti

Kanë sulmuar vendin, në çdo instancë e kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundën, nuk ua kem kthyer sy për sy e as dhëmbë për dhëmbë, kemi duruar pa fund. U kemi ofruar bashkëpunim,

U kemi duruar baltën, vezën dhe bojën e dëshpërimit tyre mbi fytyrat tona, në vend se të na sfidonin me ide, kanë zgjedhur të na gjuajnë me gur, në vend të mendjes për të na mbytur kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbytur që të mbyt,

Në vend se të vinin mend kanë dalë mendsh fare deri në pikën që duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të vendit, ashtu të mjerë në dëshpërimin e tyre mendojnë se duke e kthyer vendin në rrumpallën e sherrit do ti detyrojnë ndërkombëtarët të ndërhyjnë për pushte në tavolinë, ta harrojnë.

Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë e ta shkelin me këmbë mandatin e popullit. Nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora, por kontrata për të zbatuar dorë për dore me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Unë kam bërë edhe gabime, por nuk e kam tradhtuar kurrë e nuk do t’ju tradhtoj, juve që jeni dhe atyre që nuk janë, në Shqipëri, apo nëpër botë, që më kanë dhënë mua dhe PS për të bërë Shqipërinë që duam”, ka thënë Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.