Përfundojnë hetimet për vrasjen e Valdete Mamaj në Fier në shkurtin e këtij viti nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. Dosja në ngarkim të autorit për këtë ngjarje do të dërgohet për gjykim. Rasti u paraqit si vetëvrasje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Autori rrezikon të dënohet jo më pak se 20 vite burg.
“U pendova për çfarë kisha bërë. Pas ngjarjes, unë dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, u pendova për çfarë kisha bërë dhe kam njoftuar në telefon tim vëlla i cili jeton disa shtëpi më tutje në lagjen ku banoj, dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashë që Valdetja ka vrarë veten. Më pas, vëllai im G.M ka njoftuar policinë. Deklaroi edhe një herë se për vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj unë ndihem i penduar dhe u kërkoj falje fëmijëve të mi”, tha Petrit Mamaj para hetuesve.
