Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U konfliktuan për guroren në Lepenicë, flet biznesmeni Salla: Të zbatohet vendimi i gjykatës, kam të drejtë…

15:20 / September 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli salla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga që të çon drejt guroreve në fshatin Lepenicë të Bashkisë së Selenicës në Vlorë është bërë sërish burim konflikti tre ditë më parë mes dy biznesmenëve Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt, ku janë përfshirë edhe familjarët e punonjësit e tyre. Në përplasjen e fundit ka mbetur i plagosur djali i Vendim Durmishajt, Paulo. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Ndërkohë në një intervistë për Report Tv ka reaguar edhe biznesmeni Ylli Salla. Ai pretendon se i  ka fituar në të gjitha shkallët e gjygjësorit të drejtën për nxjerrjen e mermerit në Lepenicë të Vlorës. Ai pretendon se është braktisur nga policia e Vlorës të cilës i ka kërkuar me një shkrese zyrtare ta shoqëroje gjatë kohës që do dërgonte makineritë në fshatin Lepenicë.

Salla shprehet se në lidhje me pretendimet e personave se u ka premtuar se do ndanin aksione, shprehet se personi që ka qenë përgjegjës i rojeve në gjykatë është shprehur se nuk ka pretendime për aksionet.

“Ai ka qenë përgjegjës i rojeve madje edhe vete në gjykatë ka shprehur se nuk ka asnjë pretendim në lidhje me aksionet, ai shtyhet nga persona të tjerë që fshihej pas akteve të dhunës që janë kryer ndaj familjes sime dhe punonjësve të firmes. Unë i bëj thirrje organeve të zbatojnë vendimet e gjykatës dhe të mos bllokojnë punën në këtë biznes të cilin unë e ka kundrejt të gjitha ligjeve” përfundoj Salla.

Nga ana tjetër Durmishajt pretendojnë se gurorja fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla nga Elbasani dhe Vendim Durmishajt, por pas një konflikti mes tyre, Arlinda Durmishaj bashkëshortja e Vendim Durmishajy pretendon se Salla ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar  guroren në mënyrë të padrejtë.

Por edhe Levend Veshaj përgjegjës i gurores së Ylli Salës thotë se ata e kanë fituar me ligj të drejtën për të punuar në gurore por pavarësisht kësaj ata nuk kanë mundur që të shkojnë në punë pasi sipas tij nuk janë lejuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.