Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në mediat sociale një foto të shefit të Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Durakut, ku ai shihet që ka idhull ish-diktatorin Enver Hoxha, pasi shfaqet duke pirë në një filxhan të personalizuar, me foton e stampuar të diktatorit Hoxha.
Kujtojmë se Duraku u arrestua pak kohë më parë pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze, por u la i lirë brenda 24 orëve.

