21 vjeçari Kristjan Medolli është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit i caktoi masëm e sigurisë arrest me burg.
I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhjen e një banese, por sot ka ikur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të masës së sigurisë.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
